Home / Kryesoret / Dita e Teatrit, aktorët të revoltuar – (VIDEO)

Dita e Teatrit, aktorët të revoltuar – (VIDEO)

Në ditën ndërkombëtare të  teatrit , aktorët shprehen të zgjënjyer me situatën në të cilën nddohet teatri i Tetovës. Sipas aktorit Elmir Sejfullai kjo ditë për aktorët e teatrit të Tetovës duhet të jetë një ditë proteste dhe jo ditë feste për arsye se gjatë vitit 2016 në teatrin e Tetovës është shfaqur vetëm një premierë nga pesë të parapara, dhe kjo sipas Sejfullait është shqetësuese pasiqë nënkupton se vitin e kaluar teatri i Tetovës në një farë mënyre ka qenë jo funksional, njofton Televizioni Koha.

Në ndërkohë, punimet për ndërtimin e objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës së qytetit të Tetovës janë duke u realizuar me intensitetin e duhur, sipas drejtorit të qendrës për kulturë Haki Fazliu edhe për këtë vit ka mjete optimale që punimet të vijojnë së realizuari pa ndërprerje, punime këto të cilat sipas drejtorit Fazliu së fundi janë duke u realizuar me një intestitet më të lartë dhe pritet që deri ka fundi i vitit objekti i Teatrit dhe bibliotekës së qytetit të marrë pamjen e duhur, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe fajin për mos realizimin e katër apo pesë shfaqjeve premierë të cilat parashihen që të realizohen brenda një viti në teatër sipas vet aktorëve nuk e kanë artistët por institucionet. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *