Home / Lajme / Maqedoni / Doktorantët e UT-së i prezantuan arritjet e tyre shkencore

Doktorantët e UT-së i prezantuan arritjet e tyre shkencore

Në përputhje me strukturën e studimeve të Ciklit të tretë, në studimet e doktoratës, më 04.03.2017, studentët e Ciklit të tretë të regjistruar në vitin akademik 2015/16, prezantuan progresin në arritjet e  deritashme në hulumtimet e tyre shkencore.

Komisioni i përbërë nga anëtarët e Këshillit universitar të studimeve të doktoratës, mentorët dhe profesorët e lëmive përkatëse shkencore, që vlerësuan prezantimet publike, u shprehën të kënaqur nga rezultatet e deritanishme dhe përkushtimin e studentëve të Ciklit të tretë në hulumtimet për disertacionet e tyre të doktoratës, duke dhënë njëkohësisht edhe sugjerimet për punën e mëtutjeshme shkencore.

Prezantimet ishin publike dhe u ndoqën nga  një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe profesorëve. Në konferencën doktorale morën pjesë studentë nga këto programe studimore, si: Kineziologji, Shkenca mbi gjuhën-Gjermanistikë, Historia e institucioneve dhe shteti i së drejtës – Historia e shtetit, Marrëdhënie ndërkombëtare dhe historia e diplomacisë, Sistemet politike bashkëkohore, Shkenca ekonomike – Financa, Marketing, Ekonomi e aplikuar dhe Historia e popullit shqiptar – Periudha bashkëkohore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *