Home / Shëndeti / Doni që të keni fëmijë të zgjuar? Ushqejini me gji

Doni që të keni fëmijë të zgjuar? Ushqejini me gji

Një studim i publikuar në revistën “Pediatrics” ka treguar se ka lidhje midis inteligjencës dhe qumështit të nënës, pasi mendohet se një përbërës i tij ndikon në një zhvillim lehtësisht më të madh të kapacitetit mendor.
Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandon ushqimin me qumësht gjiri për fëmijët. Sipas tyre, diçka e tillë shërben edhe për mbrojtjen nga infeksionet, parandalimin e alergjive dhe një numër sëmundjesh kronike.
Studimi u krye nga një grup ekspertësh australianë, të cilët studiuan më shumë se 2 800 fëmijë të lindur midis viteve 1989-1992. Rezultatet treguan se fëmijët e ushqyer me qumësht për 6 muaj apo më shumë ishin më të aftë në lëndë si matematika, letërsia dhe në oratori. Tek femrat, rezultatet ishin më pak domethënëse.
“Një tjetër befasi e këtij studimi qëndron në faktin se meshkujt e ushqyer me gji kishin rezultate mjaft më të larta se femrat. Meshkujt rriten më ngadalë se femrat, për shkak të mungesës së hormonit femëror estrogjen. Ushqimi me qumësht gjiri mund të shkaktojë një rritje më të shpejtë të foshnjeve të seksit mashkull”, deklaroi Wendy Oddy, një prej pjestarëve të grupit të kërkuesve.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *