Home / Kryesoret / Dy aksidente të rënda në Tiranë dhe në Durrës (FOTO)

Dy aksidente të rënda në Tiranë dhe në Durrës (FOTO)

Durrës – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Një automjet ka përplasur për vdekje një qytetar që po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Makina u largua nga vendngjarja, ndërkohë që policia do të marrë kamerat e sigurisë së bizneseve për të identifikuar mjetin.

Tiranë – Një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të kthesës pranë varrezave të Sharrës në Tiranë.

Mësohet se drejtuesi i motorit ka qenë kundravajtje në momentin kur është përplasur me një automjet tip “Ford”.

Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *