Home / Kryesoret / Dyshimet për listat për mobilizim të rezervistëve të policisë, MPB heshtë?!

Dyshimet për listat për mobilizim të rezervistëve të policisë, MPB heshtë?!

Lidhur me lansimin e disa informacioneve për siç thuhet që në disa fshatra të Shkupit dhe Kumanovës, janë thirrur të rinjë për tu përfshirë në policinë rezervë, MPB nuk ka asnjë përgjigje. Edhe një portal maqedonas Maktel ka shkruar për këtë.

Ndërsa INA duke u thirrur në një burim burim nga njëri prej fshatrave të rajonit të Shkupit, bëri të ditur dje se ka pasur thirrje për mobilizim të mundshëm në radhët e policisë rezerve.

“Ka ardhur dikush dhe ka shkruar lista me vullnetarë, në rast se do të aktivizohet policia rezervë”, tha për INA, një fshatar i këtyre vendbanimeve, duke mos dhënë detaje.

Ai pranon se është përkrahës i LSDM dhe se është kundër politikave të pushtetit të deritanishëm. Nga MPB nuk ka përgjigje lidhur me këto zëra apo spekulime që po rrjedhin, përfshirë edhe rrjetet sociale. Edhe ministri i brendshëm, Agim Nuhiu i pyetur për këtë , nuk ka kthyer përgjigje. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *