Home / Kryesoret / E humbi babin nga kanceri, shpërthen në lot kur sheh befasinë e pabesueshme

E humbi babin nga kanceri, shpërthen në lot kur sheh befasinë e pabesueshme

Kemi treguar shumë histori prekëse, por kjo histori e një ‘kauboji’ që është vetëm 10 vjeç padyshim se është më prekësja që do ta shihni sot.

Jace Kellogg ëndërronte që një ditë të bëhej një ngasës profesionist i demave, por për shkak që babai i tij – i cili ishte gjithashtu një kauboj – vdiq për shkak të kancerit, ai e shihte këtë sport si një mënyrë për ta kujtuar atë.

Kur stafi i Fox News dëgjuan për Jace, ata vendosën të bënin diçka të veçantë për të dhe vëllain e tij, kështu që një gazetar me stafin shkuan në shtëpinë e tij me një intervistë befasuese, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet pse i pëlqen të jetë kauboj, Jace shpërtheu në lot dhe tha: “Sepse kjo ishte ajo çfarë babi bënte. Sepse ai vdiq. Ende prekem nga kjo”.

Jace shpjegoi se dëshiron të bëhet si babi i tij një ditë, duke ia treguar kështu me krenari kapelën e kaubojit të babait të tij.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, do të forcohen kriteret për importimin e ilaçeve

Qeveria e Maqedonisë ka filluar procedurën për sjelljen e propozim-ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *