Home / Lajme / Botë / E mbuluar nga balta dhe mbeturinat, gruaja përpiqet t’i shpëtojë vdekjes (Video)

E mbuluar nga balta dhe mbeturinat, gruaja përpiqet t’i shpëtojë vdekjes (Video)

Përpjekja dramatike e një gruaje për të shpëtuar nga një rrëshqitje dheu është kapur nga kamerat në Peru.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e mbuluar me baltë dhe e “mbështjellë” nga mbeturinat, gruaja shihet duke u “ngjitur” në një përpjekje për të arritur një bazë solide.

Në ngjarjen që thuhet se ka ndodhur në Punta Hermosa, në provincën Lima, ajo përfundimisht e arrin këtë duke, ku më pas merr ndihmë nga ekipet e shpëtimit.

Reshjet e dendura në Peru kanë shkaktuar përmbytje në disa rajone të vendit. Mediat shkruajnë se nga këto kanë gjetur vdekjen 48 persona.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *