Home / Kryesoret / Ecolog International me filantrop Lazim Destanin dhe ambasaden Gjermane i japin ajër te pastër Tetovës

Ecolog International me filantrop Lazim Destanin dhe ambasaden Gjermane i japin ajër te pastër Tetovës

Mbrojtja e ambientit në vazhdën e zhvillimit të madh teknologjik është prioritet global dhe sigurisht edhe obligim I cdo shteti dhe qytetari,për të dhënë kontributin e tyre.Shpesh herë në këto aksione kyçen edhe shoqata, kompani dhe ambasada. Me këtë rast, në qendër të Tetovës para qendrës për kulturë është promovuar kopshti vertikal City Tree. Ky projekt është një investim I disa  kompanive private në mesin e të cilëve është edhe Kompania e njohur Ecolog International pronë e filantropit të njohur Lazim Destanit, e cila bashkë me ambasadën Gjermane arritën Tetovës ti dhurojnë një panel prej shumë lloje të drunjëve I cili do të pastrojë ajrin.
“Ne si Ecolog International dhe familja Destani ,gjithmonë kujdesemi për problemet me tëe cilat shoqëria apo komuniteti ballafaqohet në vendin tonë,  rajon dhe më shumë.
Duke qenë se Ecolog është kompani globale, në filozofinë tonë të përgjegjesisë shoqërore, vend të rëndësishëm zënë edhe objektivat e Mileniumit, si platformë e Kombeve të Bashkuara, ku zhvillimi ekologjik i qëndrueshëm është një nga shtatë shtyllat bazike të saj, një problematike që kësaj here i qasemi bashkë me Ambasaden gjermane”, tha Pranvera Kasami nga kompania Ecolog.
Ndërkohë që krahas kësaj kompanie në këtë projekt është përfshirë edhe komuna e Tetovës.
Bashkëpunimi I ambasadave, kompanive dhe shoqata është shumë I mirë në mungesë të anagzhimeve konkrete të komunave dhe qeverisë për zgjidhjene e problemin të ndotjes në rafshin e Pollogut. Ndryshe,sot në Tetovë është vendosur një panel inovativ të  kopshteve vertikale me myshqe dhe bime vaskulare që thithin pluhurin dhe neutralizojnë dioksidin e karbonit.Transmeton Televizioni Koha .

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *