Home / Kryesoret / Edhe Ali Ahmeti në listën për likuidim të Murat Jasharit

Edhe Ali Ahmeti në listën për likuidim të Murat Jasharit

Edhe Ali Ahmeti dyshohet se është në listën e grupit që sipas Murat Jasharit, atentatorit të Azem Vllasit. Jashari në polici ka thënë se nuk vepron i vetëm dhe se është pjesë e një grupi të madh, që shtrihet edhe në dy shtete të tjera, pos Kosovës, shkruan portali Sakte.net

Jo shumë kohë më parë Murat Jashari kishte shtruar pyetje në adresë të Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së dhe e kishte akuzuar atë për krime ndaj shqiptarëve.

Gjykuar në deklarimet e Jasharit në polici, edhe Ali Ahmeti mund të jetë në listën e personave që janë në shënjestër të këtij grupi nëse i referohemi pyetjeve publike të Murat Jasharit të bëra në adresë të Ali Ahmetit.

Mëposhtë e sjellim materialin e plotë

Si është e mundur që shqiptarët në Maqedoni të durojnë ti udhëheq dhe përfaqësoj një njeri i dyshuar për krime ndaj shqiptarëve. Akuza nuk është e thjeshtë dhe as e vogël, veçse rihap dyshimin e madh se kush ishte pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla, Jusufit e Bardhoshit dhe Kadri Zekës.

Njeriu që ka guxuar, sigurisht edhe për qëllime dhe interesa të politikave të ndonjë partie sllavo-maqedone, për të goditur qeverinë Gruevski, nëpërmjet goditjes së Ali Ametit, është gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski, i cili ka publikuar në Maqedoni disa dosje, të cilat e implikojnë liderin e BDI-së, Ali Ahmeti edhe në atentatin me 1992 të atdhetarëve, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, të cilat informacione i transmeton në shqip portali INA. Përveç tjerash dokumenti konfirmon se Ali Ahmeti ishte bashkëpunëtor i UDB-së, dhe po ashtu konfirmohet nofka “Ibar”.
Në mënyrë serioze Ali Ahmeti është goditur nga Murat Jashari, vëllai i komandantit të vrarë të UÇK-së, Ismet Jasharit –“Kumanova”, ku nëpërmjet 286 pyetjeve edhe me përgjigje, shpalos dyshime kritike për figurën e Ahmetit. Disa nga ato pyetje po ua sjellim më poshtë në origjinal dhe me numrat përkatës, e të cilat lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me vrasjen e Gërvallajave dhe të Zekës.
Pra, është koha që dikush në Kosovë të paktën të hap një padi duke pasur të dyshuar vrasjen e vëllezërve Gërvallaj dhe të Kadri Zekës, në mënyrë që të ofrohet më shumë për opinionin, dhe që me gjasmë do të mund ti jepte fund karrierës politike të “Ibarit”.
Akuzat ndaj Ali Ahmetit patën shpërthyer edhe pas rastit të “Kumanovës”, ku në pranverën e këtij viti u vranë 10 shqiptarë, shumica nga Kosova në një aksion policor që konsiderohet kurth për ekzekutimin e një grupi të konsideruar luftëtarësh në Kosovë, në Maqedoni dhe në Preshevë e Bujanoc.
Përgjimet dhe dëshmitarë të tjerë pohonin se Ahmeti ishte në dijeni të aksionit, dhe se po ashtu kishte bashkëpunuar për ti hedhur në kurth të rinjtë, dhe se po ashtu nuk ishte interesuar për shpëtimin e të rënëve në kurth, pavarësisht ndihmës së kërkuar.
Shqiptarët nuk kanë përfituar thuaja asgjë nga Marrëveshja e Ohrit, pikërisht për shkak se Ali Ahmeti u tregua servil ndaj partive dhe zyrtarëve shtetëror sllavo-maqedonas dhe nuk i mbrojti më kurrë interesat e shqiptarëve, përkundrazi edhe në krizën që u krijua në Maqedoni, pas rastit të “Kumanovës”, dhe ‘bombave’ që i publikoi opozita dhe për ato, që nuk i publikoi por tregoi përmbajtjen e tyre, si në rastin “Monstra” se ishte rast i montuar, dhe se që të gjitha ishin vepra të shërbimit sekret sllavo-maqedon për ti dëmtuar shqiptarët, ai nuk veproi fare, bile zgjodhi heshtjen.

Në vazhdim disa nga pyetjet e Murat Jasharit që konfimojnë dyshimet për implikim të Ali Ahmetit.

  1. Pse nuk u prononcove për vrasjet në Gazibabë, Tanushës ,Brodecit, Sopotit dhe për vrasjen e Komandant Ilirit, Harun Aliut-“Kushtrimit?
    2. Nuk je prononcuar se edhe ti në mënyrë konspirative je i përzier,100%, a po?
    3. A i mësonit emrat e atdhetarëve, idealistëve dhe enveristëve?

4.Ku I mësonit për brenda në hapësirën shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, apo në Mërgatë?
5. Për Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën a keni biseduar në atë kurs?
6. A e dinit se ata veç ishin vra ?
7. Kur keni marrë lajmin se ishin vrarë?
8. A e ke ditur se atë ditë më 17 Janar 1982 vriten?
9. Ma të mirin informator e ke në Zvicër, apo?
10. Kur e ke rekrutuar?
11. O Ali Ahmeti, çka të lidhë me atë djalin e ri që ia ka kontrolluar kutinë e postës Jusuf Gërvallës?
12. A e dinte ai djali i ri ku e ka bërë gjumin sa ka qenë në Gjermani?
13. A e din sa kohë (muaj) ka fjetur te Riza Saliu ai djali i ri, shoku dhe informatori kryesor, i yti në Zvicër?
14. Po a po e din për kë e kam fjalën?

  1. Me çka e shpërblen rregullisht?
    16. Me para apo me çka?
    17. Për sa aktivist të ka dhënë informata apo ka spiunuar?
    18. Po për mua sa herë ka spiunuar?
    19. Përse i beson atij?
    20. Ku qëndron sekreti?
    21. Sa informatorë ke rekrutuar në Zvicër dhe në perëndim?
    22. Për Maqedoni, po shihet?
    23. A ka lidhje diç me 17 Janar (e diel) 1982?
    25. Ku ke qenë më 17 Janar 1982?
    26. Me kë ke qenë?
    27. Sa paqeta cigare pi në ditë?
    28. Kur je i shqetësuar sa paqeta në ditë i pinë?
    29. Çfarë marke të cigareve pinë?
    30. Nja dy muaj ke qenë në burgun e Dubravës a po?
    31. Në dhomë me Agim Gashin, a po?
    32. Po në Kërçovë me kë ke qenë në “burg”?
  2. Ka pasur të tjerë shqiptar aty?JO!
    34. Pse jo?
    35. Ka qenë “burg special”, apo Abaz Alia?
    35. Si ishin kushtet në atë burg special?
    36. A ju nxjerrshin në shëtitje?
    37. Sa here në ditë?
  3. Përcjellësit deri në sallë shqiptarë ishin?
    39. Sa ishin?

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *