Home / Lajme / Maqedoni / Edhe bujqit në protestë kundër platformës

Edhe bujqit në protestë kundër platformës

Bujqit e komunës Çeshinovo Obleshevo , sot kanë bllokuar magjistralën Shtip-Koçani duke treguar revoltën e tyre lidhur me zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe funksionimit të një shteti dy gjuhësor.

“Nuk dëshirojmë zyrtarizim të një gjuhe të dytë të huaj sidomos në qytetet lindore të Maqedonisë ku nuk jeton as edhe një shqiptar i vetëm. Ne dëshirojmë të jetojmë në një shtet i cili nuk i pranon platformat e shteteve të huaja të cilat nuk do të sjellin asnjë të ardhme të mirë për këtë popull, u shpreh Ljubço Nikolov.” , bujk i fshatit Çeshinovo, transmeton Gazeta Express.

Protesta e sotme zgjati rreth gjysmë ore ndërkaq bëhet e ditur se protesta të tilla do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *