Home / Kryesoret / Edhe filloristët e Tetovës pjesëmarrës në gara nga lëndë të ndryshme

Edhe filloristët e Tetovës pjesëmarrës në gara nga lëndë të ndryshme

Për të dytën herë me rradhë shkolla fillore “Istigball” është nikoqir i organizimit të garave nga lënda e Kimisë, gara këto që organizohen nga fakulteti matematiko natyror në Shkup si një ndër fakultetet që është licencuar për organizimin e këtyre garave.

Në këto gara nga shkolla fillore Istigball marrin pjesë 9 nxënës nga klasat e teta dhe të nëntat të cilët varësisht pikëve të grumbulluara në garat komunale,  fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në garat rajonale dhe republikane ku në këto gara varësisht suksesit të treguar shpërblehen edhe më nga një çertifikatë dhe diplomë deklaroi për Televizionin Koha profesor Zija Ademi coordinator i këtyre garave.

Zija Ademi Koordinator ;Sot në shkollën fillore Istigbal mbahen gara nga lënda e Kimisë, këto gara mbahen për së dyti herë dhe organizohen nga fakulteti matematiko natyror në Shkup i cili e ka marrë licencën për organizimin e garave të lëndës së Kimisë . Prej shkollës sonë marrin pjesë nëntë nxënës të klasave të teta dhe të nëntat . Rradhitja bëhet në bazë të kualifikimit, nga garat komunale  nxënësit më të mirë kalojnë në garat regjionale, pastaj prej garave regjinale i kemi edhe garat që do të organizohen në Shkup që janë garat shtetërore, në këto gara në fund nxënësit më të mirë shpërblehen me çertifikata dhe diploma.

Ahmed Qazimi ;Ashtu edhe siç paralajmëruam në fillimin e këtij viti shkollor, të shtunat i kemi të rezervuara për organizimin e garave të ndryshme nga lëndët mësimore të cilat janë duke u ndjekur në shkollat fillore dhe të mesme me ç’rast sot janë duke u mbajtur garat nga lënda e Kimisë për shkollat fillore, me këtë tanimë veç është duke u përfunduar cikli i organizimit të garave koimunale dhe rajonale me ç’rast edhe këtë vit nxënësit tetovarë kanë dëshmuar suksese të dukshme në këto organizime , me përfundimin e këtyre garave jemi duke i vazhduar parapërgaditjet për përfaqësim të denjë në garat republikane dhe ato ndërkombëtare dhe besojmë se edhe këtë vit do të arrijmë pop se jo edhe të tejkalojmë sukseset e arritura në vitin e kaluar.

Ndryshe vitin e kaluar nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës kanë arritur që të fitojnë 116 vende të para të dyta dhe të treta në nivel rajonal dhe republikan.

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *