Home / Kryesoret / Edhe kjo ndodh ne Maqedoni : Prishet ambulanca, vdes pacienti në rrugë

Edhe kjo ndodh ne Maqedoni : Prishet ambulanca, vdes pacienti në rrugë

Dy pacientë nga Kriva Palanka janë dërguar me ambulancë për në spital, por papritur automjeti i urgjencës ka pësuar një defekt në mes të rrugës, ndërsa dy pacientët që ishin në gjendje të rëndë kanë ndërruar jetë. “Dy pacientë në gjendje kritike janë pranuar në shërbimin tonë për ndihmë urgjente mjeksëore, të cilët menjëherë janë ridërguar në Spitalin e Kumanovës.

Atje ka ndërruar jetë njëri nga pacientët, ndërkaq i dyti, i cili gjithashtu ka qenë në gjendje kritike është ridërguar në Shkup. Gjatë rrugës për në Shkup, automjeti ka pësuar defekt, për të cilën më detajisht do të mësohet se a i janë prishur frenat apo i është këputur kablloja e frenave. Për fat të mirë vozitësi e ka stabilizuar automjetin dhe ka arritur që të ndalojë. Defekti është bërë pasi që e kanë kaluar pikën ndaluese në Romanovcë./Antpress

Edhe ky pacient ka qenë në gjendje kritike dhe ka vdekur. Menjëherë është kërkuar ndihma nga Kumanova dhe Shkupi, nga Shkupi ka arritur vetura por për fat të keq pacienti ka ndërruar jetë. Është e pahijshme që të komentohet se pacientët kanë ndërruar jetë për shkak se ka ndodhur defekt të automjetit. Ashtu siç më njoftuan mjekët kujdestarë, të dy pacientët kanë qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Njëri më i vjetër, i cili ka pasur simptoma të afiksit, ndërkaq tjetri më parë ka qenë me veshkë të transplantuar dhe sipas të gjitha gjasave diçka është komplikuar. Por kjo ende është jo-zyrtare, do të kemi fotografi më të qartë të rastit në ditët në vijim për atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Kriva Pallankës, Jocko Stefanovski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *