Home / Kryesoret / Edi Rama hap televizionin e tij, ja si quhet (FOTO)

Edi Rama hap televizionin e tij, ja si quhet (FOTO)

Njihet prej kohësh tashmë sulmi që kryeministri Edi Rama u ka bërë mediave në Shqipëri, madje duke i cilësuar edhe media kazani.

Po ashtu, edhe arroganca e tij me gazetarët dhe moderatorët e emisioneve, ku më e fundit ishe përballja jo shumë etike e tij me moderatoren Eni Vasili.

Por, Rama duket se ka gjetur zgjidhje sesi te ketë një dritare ku të komunikojë me publikun pas pasur nevojë për moderatorë, dhe aq me tepër për pyetje me spec.

Këtë mundësi ja ofron LIVE në rrjetin social ‘Facebook’-u, ku ai prej kohësh është mjaft aktiv.
Ditën e sotme, ai bashkë më kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, në një nga lagjet e kryeqytetit, ka zgjedhur të ketë një bashkëbisedim me pensionistët, – transmeton Express.

Dhe për këtë, kë preferuar ta përcjellë LIVE në profilin e tij në ‘Facebook’, madje duke e quajtur me humor ERTV, pra Edi Rama TV.

Shpresojmë që pas disa kohësh, Rama të mos i kundërvihet, duke e cilësuar si media kazani edhe ‘Facebook’-un e Mark Zuckerbergut. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *