Home / Kryesoret / EKSKLUZIVE: Qeveria do të formohet, por do e rrëzojë Gjykata Kushtetuese ?!

EKSKLUZIVE: Qeveria do të formohet, por do e rrëzojë Gjykata Kushtetuese ?!

Kërkesat e Nikolla Gruevskit për zgjedhje të reja pritet shumë të realizohen pasi që Parlamenti ta votojë qeverinë e re të Zoran Zaevit pa lejen e Gjorge Ivanovi, meqë gjykata kushtetuese pritet që pas pak dite ta rrëzojë atë…

Shkup/Bruksel, 24 Mars, –
 Maqedonia pritet që të ketë qeverinë e re këtyre ditëve por ajo menjëherë pas pak do të rrëzohet nga gjykata kushtetuese e vendit, mëson Zhurnal.mk nga burimet e saja në Shkup dhe Bruksel.

Burimet në Shkup, të cilat kërkuar që të mbesin anonime shpalosën sot për Zhurnal.mk, se VMRO-DPMNE e ka përgatitur tashmë skenarin e saj për të lejuar parlamentin e Maqedonisë, përkatësisht 67 deputetët e LSDM-së, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë që të formojnë qeverinë e tyre, pa ua dhënë mandatin kryetari i shtetit Gjorge Ivanov.

“VMRO-DPMNE qëllimisht tash nuk po bënë obstruksione (në parlament) për t’u formuar qeveria, në mënyrë që pas pak kohe të shfuqizojë atë përmes gjykatës kushtetuese, sepse ajo do të bëhet jo përmes mandatit të Ivanovit”, sqaruan kështu për Zhurnal.mk, planin e heshtur të partisë së Nikolla Gruevskit, këto burime në Shkup, të afërta me konservativët maqedonas, duke kërkuar anonimitet të plotë.

Pjesë e skenarit të VMRO-DPMNE është edhe përfshirja e saj në takimet fillestare që nga e marta e kaluar në themelimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime (KEZ), për të lajthitur kështu kundërshtarët e saj politik pikërisht në mënyrë institucionale, sipas këtyre burimeve anonime të Zhurnal.mk.

Po të njëjtat burime thonë për Zhurnal.mk se VMRO-DPMNE tashmë e ka bërë kërkesën për në gjykatën kushtetuese, të cilës do t’ia drejtojë për shqyrtim asaj, menjëherë pasi që parlamenti të ketë votuar qeverinë e re të Zoran Zaevit.

Sipas tyre, përgjigja e gjykatës kushtetuese do të jetë ashtu siç dëshiron vet VMRO-DPMNE, pra, qeveria e Zaevit do të shpallet jo-legale dhe e krijuar në mënyrë kundër-kushtetuese, sepse do të bëhet pa lejen e  kryetarit Ivanov.

“Ata tanimë e kanë gati draft-kërkesën  për shfuqizimin e qeverisë dhe këtë kërkesë për t’u shqyrtuar kushtetueshmëria e qeverisë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese,” thanë në bisedë e sipër për Zhurnal.mk burimet në Shkup.

Burimet sqarojnë për Zhurnal.mk se “kërkesa (drejtuar gjykatës kushtetuese) do të jetë e nënshkruar nga VMRO-DPMNE si subjekt politik, gjegjësisht nga deputetët e saj lidhur me atë se a është në suaza të kushtetutës një qeveri, kryeministri i së cilës nuk ka marrë mandat nga Presidenti“ Ivanov.

Burimi thotë se pjesa dërmuese e gjykatësve, 9, sa ka krejt gjykata kushtetuese, janë të afërt me VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit, dhe se vendimi me shumicë votash, mund të dihet shumë lehtë.

“Meqë gjykata kushtetuese vendimet e saj i merrë me shumicë dhe gjykatësit janë pro-VMRO-DPMNE, qeveria e re do të shpallet si jo-kushtetuese dhe jo legjitime, me çka do të rrëzohet menjëherë nga kjo gjykatë, pasi që të formohet,” thotë për Zhurnal.mk ky burimi mirë i informuar.

9 anëtarët  e gjykatës kushtetuese janë: Natasha Gaber Damjanovska; Elena Gosheva;
Jovan Josifovski; Vangelina Markudova; Vladimir Stojanoski; Sali Murati; Ismail Dardhishta dhe Gzime Starova.

Ky skenar tinëzar i VMRO-DPMNE konfirmohet edhe nga burime të Zhurnal.mk në Bruksel.
Burime të institucioneve të BE-së në kryeqytetin belg, thonë se janë në dijeni për planet në fjalë.

“E kemi marrë vesh këtë pak ditë më parë, “thanë burimet e një institucioni të BE-së për Zhurnal.mk.

“…por nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne jemi të pafuqishëm në këtë aspekt. Zyrtarët tanë që ishin ditë më parë në Shkup, e thanë qartazi se si duhet vepruar Ivanovi, por ai po refuzon megjithatë t’ia jap mandatin shumicës parlamentare …”, thanë për Zhurnal.mk, këto burime të BE-së në Bruksel që kërkuan të mbesin anonime.

Të njëjtat burime të BE-së thonë për Zhurnal.mk se “ky skenar i përkryer dinak i VMRO-DPMNE me gjasë do të shkaktojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, pikërisht siç po insiston ajo…”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *