Home / Lajme / Maqedoni / Ekspozitë e fotografive historike për 60 vjetorin e Marrëveshjes së Romës

Ekspozitë e fotografive historike për 60 vjetorin e Marrëveshjes së Romës

 Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së Italisë në Shkup sot në hollin e Operës dhe baletit të Maqedonisë organizojnë ekspozitë “Union edhe më i afërt” me rastin e 60 vjetorit të Marrëveshjes në Romë.

Ekspozita është organizuar nga Arkivi historik i Bashkimit Evropian në kuadër të Institutit të Universitetit evropian dhe bazohet në dokumentin e arkivit dhe fotografive nga Arkivi historik i Bashkimit Evropian, Arkivi diplomatik historik i Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe arkivi i ANSA-s.

“Më 25 mars, BE-ja festoi 60 vjet nga Marrëveshja e Romës që e hapi rrugën për Bashkimin Evropian që ne e dimë sot: kontinent sërish i bashkuar për paqe, i bazuar ndaj vlerave të solidaritetit, demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës. Tregu i saj i vetëm siguron liri të përzgjedhjes dhe lëvizjes, zhvillim ekonomik dhe prosperitet për 500 milionë qytetarë, me çka paraqet bllok më të madh tregtar në botë dhe donator më të madh të ndihmës zhvillimore dhe humanitare”, kumtoi delegacioni i BE-së në Shkup.

Ekspozitën me rastin e jubileut do ta hapin euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadori italian Karlo Romeo

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *