Home / Kryesoret / Emil Dimitriev takohet me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Sarajevë

Emil Dimitriev takohet me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Sarajevë

Kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev, do të marrë pjesë në mbledhjen e kryeministrave të vendeve të Ballkani Perendimor, që do të mbahet sot në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton Gazeta Express.

Në këtë mbjedhje, që organizohet nga kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, krahas kryeministrit Dimitriev do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Sebisë dhe Malit të Zi.

Në këtë mbledhje prezent do të jenë edhe eurokomesari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johannes Hahn, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Anxhelina Alfana.

Si temë kryesore e këtij takimi të kryeministrave të Ballkanit Perendimor, pritet që të jetë energjetika.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *