Home / Lajme / Botë / Erdogan: Pa menduar do ta nënskruajë ligjin për dënimin me vdekje

Erdogan: Pa menduar do ta nënskruajë ligjin për dënimin me vdekje

 Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se pret që Parlamenti ta miratojë kthimin e dënimit me vdekje pas mbajtjes së referendumit për zgjerim të autorizimeve të presidentit më 16 prill.

“Familjet e martirëve, heronjtë, nuk duhet të brengosen. Besoj, me vullnetin e Zotit, se pas votimit më 16 prill, Parlamenti do të bëjë gjithçka që nevojitet kur janë në pyetje kërkesat e juaja lidhur për dënimin me vdekje”, tha Erdogan, duke shtuar se “pa menduar” do ta nënshkruajë ligjin për kthimin e dënimit me vdekje.

Mediat perëndimore vlerësojnë se me hapin e tillë do të mund të vihet fund rrugës së Turqisë drejt anëtarësimit në BE

Gjithashtu lexo

Rusia thotë se është pothuajse e sigurt se lideri i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se është pothuajse e sigurt se lideri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *