Home / Lajme / Botë / Erdogani u bëri thirrje turqve jashtë vendit të kenë nga pesë fëmijë

Erdogani u bëri thirrje turqve jashtë vendit të kenë nga pesë fëmijë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u bëri thirrje turqve që jetojnë në Evropë, në vend se tre, të kenë nga pesë fëmijë.

Ai duke iu drejtuar diasporës milionëshe, theksoi se turqit jashtë vendit janë ardhmëria e Evropës.

“Prej këtu mund t’u them qytetarëve të mij, vëllezërve të mij dhe motrave në Evropë… Shkolloni fëmijët në shkolla më të mira, siguroni familja t’u jetojë në mjedis më të mirë, vozisni automjete më të mira, jetoni në shtëpi më të mira. Të keni nga pesë, e jo nga tre fëmijë. Ju jeni ardhmëria e Evropës. Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj sjelljes së pahijshme që e tregon ndaj Jush, ndaj armiqërisë, ndaj padrejtësisë”, theksoi Erdogan

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *