Home / Kryesoret / Erler: E palejueshme nxitja e konflikteve etnike në Maqedoni

Erler: E palejueshme nxitja e konflikteve etnike në Maqedoni

Deputeti socialdemokrat gjerman, Gernot Erler, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Rusinë dhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore në Gjermani, gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, ka folur mbi zhvillimet në Ballkan dhe rrezikun e përpjekjeve për të krijuar tensione etnike në Maqedoni.

Erler u shpreh i shqetësuar për gjendjen kaotike në Maqedoni, pasi kishte shpresuar që me zgjedhjet të arrihej edhe stabilizimi i gjendjes.

“Tani përjetojmë që presidenti Ivanov refuzon dhënien e mandatit, megjithëse opozita është në gjendje të krijojë mazhorancën. Kjo është një krizë e rëndë shtetërore dhe kushtetuese dhe nuk mjaftojnë më përpjekjet bilaterale.

Prandaj jam i gëzuar që Federica Mogherini si përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme është shprehur qartë në adresë të presidentit, së fundmi edhe vizita e eurokomisionerit, Johannes Hahn, edhe këtu kishim një rast unikal, që presidenti refuzon ta presë, kjo sigurisht që regjistrohet, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera evropiane”, u shpreh Erler.

Deputeti gjerman kërkoi që kjo situatë të marrë fund, pasi sipas tij, nuk mund të pranohet që vetëm pse Gruevski me qeverinë e tij i trembet daljes para drejtësisë, përcjell “Telegraf”

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *