Home / Showbiz / Eurovision i propozon këngëtres ruse të marrë pjesë me lidhje satelitore

Eurovision i propozon këngëtres ruse të marrë pjesë me lidhje satelitore

Eurovisioni i propozoi sot kandidates ruse që të performojë në linjë satelitore që prej Moskës për të marrë pjesë në edicionin 2017 të konkursit të madh të këngës, pas ndalimit të hyrjes të vendosur kundër asaj nga Ukraina.

Në një komunikatë të publikuar nga selia e saj në Gjenevë, Bashkimi Evropian i Radiotelevizionit (Eurovision ose UER) njofton se “ka punuar fuqishëm për të gjetur një zgjidhje që i mundëson këngëtares ruse Julia Samoilova, 27 vjeç, të garojë më 13 maj”.

Propozimi i Eurovision është i paprecedentë dhe do t’i mundësojë këngëtares të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë në linjë satelitore, shtoi organizata, duke theksuar se nëse Rusia do të kualifikohet për në finale do të aplikohet e njëjta zgjidhje.

Ukraina ia ndalon këngëtares ruse pjesëmarrjen në Eurovision
Ukraina ia ndalon këngëtares ruse pjesëmarrjen në Eurovision

 Sipas UER-së, “është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në 60 vite histori të Eurovisionit”.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *