Home / Kryesoret / Fakultetet nga rajoni do t’i ndërrojë programet mësimore për të dhëna hapësinore

Fakultetet nga rajoni do t’i ndërrojë programet mësimore për të dhëna hapësinore

Fakultetet në Ballkanin Perëndimor do t’i azhurnojnë programet mësimore për të dhënat hapësinore. Modernizimi i programeve mësimore do të mundësojë që kuadri i ardhshëm studentor të jetë në vijim me rrjedhat evropiane në gjeodezi dhe zbatimi i informatikës në të.

Këtë e vlerësuan në takimin e sotëm në Shkup, pjesëmarrësit në projektin për zhvillimin e arsimit akademik në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe trajnimeve të qëndrueshme profesionale për infrastrukturën e të dhënave hapësinore – BESTSDI, që zbatohet me financa të Bashkimit Evropian.

Janë përfshirë 15 institucione të arsimit sipëror nga gjeodezia, gjeoinformatika dhe infrastruktura e të dhënave hapësinore nga Maqedonia., Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi, si dhe universitete nga Belgjika, Gjermania dhe Suedia. Nga Maqedonia në aktivitetet janë kyçur Fakulteti ndërtimor pranë Universitetit Shën Cirili e Metodi Shkup, dhe Agjencia për kadastër të patunshmërive, si partner shoqërues.

Sipas Zhelko Baçiq, profesor në Fakultetin e Gjeodezisë në Zagreb, qëllimi është që të gjitha fakultete t’i azhurnojnë programet e tyre në fushën e infrastrukturës të të dhënave hapësinore. Pakoja me plane mësimore që do të përgatitet do të jetë publikisht i kapshëm në të gjitha universitetet dhe në rajonin më gjerë.

прес конференција катастар бестсди

Reformat në Kadastrën e Maqedonisë, i cili është partner shoqërues në projekt dhe transmeton përvoja, sipas Baçiqit, janë të renditura lart.

Në fakultetet në Maqedoni akoma nuk ka lëndë për infrastrukturë nacionale të të dhënave hapësinore, ndërsa si sfidë theksohet edhe deficiti nga kuadri gjeodet.

Drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive Sllavçe Tërpeski theksoi se Kadastra në kuadër të mundësive dhe autorizimeve ligjore është e gatshme për ndërtim të kapaciteteve akademike për infrastrukturë nacionale të të dhënave hapësinore.

Projekti BESTSDI, që filloi tetorin e vitit të kaluar do të zgjat tre vjet, Për realizimin e tij janë parashikuar një milion euro. Paraqet plotësim të projekteve rajonale INSPIRATON dhe IMPULS, në të cilin janë të përfshirë agjencitë për kadastër dhe gjeodezi të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *