Home / Kryesoret / Familja Kaloshi nga Tetova në gjendje të rëndë sociale – VIDEO

Familja Kaloshi nga Tetova në gjendje të rëndë sociale – VIDEO

Familja tre anëtarëshe Kaloshi nga Tetova po jeton me qera në një banesë të ftohtë dhe pa kushtet elementare për jetë, qeranë e së cilës e ka paguar për një muaj shoqata humanitare “Dora Humane”. Kryefamiljarja Ganimete Kaloshi përmes Televizionit Koha, me lot në sy tregon vuajtjet e familjes.Ajo ka hallin se shumë shpejt mund të përfundojnë në rrugë sepse nuk kanë një kulm mbi kokë, dhe nuk i kanë mundësitë ekonomike për të paguar qeranë e banesës në të cilën aktualisht jetojnë për shkak se jetojnë pa kurëfar të ardhurash. Ajo thotë për Tv Kohën se kërkon ndihmë jo për vete e as për burrin e sajë i cili ku punon e ku nuk punon por për djalin e tyre 17 vjeçarë , andaj apelon deri tek të gjithë njerëzit human të cilët varësisht mundësive që kanë ta ndihmojnë atë, transmeton Televizioni Koha.

Sikur të mos mjaftonin vështirësitë ekonomike me të cilat po ballafaqohet kjo familje, zonja Kaloshi preokupohet edhe për çështjen e nënshtetësisë së Maqedonisë, edhe pse ka 16 vite që është martuar nga Kosova në Maqedoni dhe ka lindur edhe një djalë ajo sërish nuk e gëzon të drejtën e nënshtetësisë, në mënyrë që të përfitojë edhe ndihmë sociale, raporton Televizioni Koha.

Të gjithë ata njerëz human të cilët i kanë mundësitë dhe duan ta ndihmojnë këtë familje në mënyrë që edhe kjo familje t’i gëzohet jetës le të lajmërohen në numrin e sajë të telefonit 071-611-494.

Gazetar (Jetmir Bajrami/Tv Koha)

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *