Home / Kryesoret / Fatime Fetai kërkohet që të mos jetë prokurore në rastin e Gruevskit

Fatime Fetai kërkohet që të mos jetë prokurore në rastin e Gruevskit

Këshilli i Prokurorëve Publik pritet që të kërkojë që Prokuroria Speciale të heq prokuroren Fatime Fetai në rastin e Nikolla Gruevskit, që akuzohet për rastin e dhënies së urdhërit për të ushtruar dhunë ndaj kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Kryetari i këshillit, Petar Anevski nuk shpjegoi pse zgjaten përsëri këto vendime, por potencoi se dje Këshilli e shqyrtoi konstatimin e u.d. kryetares së Gjykatës Penale në dorëheqje Tatjana Mihailova dhe arrin në përfundimin se të dy prokuroret e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva dhe Fatime Fetai kanë shkelur kodin e etikës.

“Të dy prokuroret kanë shkelur kodin dhe rekomandimi i ynë për ata është që të emërojnë një prokuror të ri në rastin konkret”, tha Anevski.

Në seancën e fundit për këtë lëndë që u mbajt më datë 22 muajin e kaluar dy prokuroret  kanë hyrë në një polemikë të nxehtë me gjykatësen në dorëheqje Tatjana Mihailova, pas së cilës ajo i ndëshkoi të dyjat me nga 2.000 euro për mospërfillje të gjykatës. Seanca e ardhshme për këtë rast është më 10 mars, një ditë pas seancës së Këshillit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *