Home / Kryesoret / FEJZULLAHU: JAM I PAFAJSHËM, NUK JAM PJESË E GRUPIT

FEJZULLAHU: JAM I PAFAJSHËM, NUK JAM PJESË E GRUPIT

Gjatë seancës së sotme gjyqësore për ndodhitë në “Lagjen e Trimave”, u dëgjua edhe pronari i njërës prej shtëpive ku kanë qëndruar grupi në Kumanovë, Fadil Fejzullahu.

Ai mohoi akuzat për ndihmë logjistike të grupit, por tha se ka qëndruar 3 dite në shtëpinë në “Lagjen e Trimave” me grupin vetëm e vetëm që ata mos të mendojnë se do t’i tradhtojë. Prokuroria e pyeti Fadil Fejzullahun a ka gjuajtur me armë ndaj policisë, e përgjigja e tij ishte “jo”. Mirëpo, prokuroria i tha se gjurmët e tij janë gjetur në një kallashnikov.

Fadil Fejzullahu tha se prej grupit e ka njohur vetëm Sami Ukshinin ndërsa të tjerët nuk i ka parë asnjëherë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *