Home / Showbiz / Fëmija 11-vjeçar, dirigjenti më i ri në botë

Fëmija 11-vjeçar, dirigjenti më i ri në botë

Mattheu Smith nga Nottinghami i Anglisë, do të jetë personi më i ri që ka dirigjuar ndonjëherë orkestrën prej 75 pjesëtarëve.

Më 2 prill, 11-vjeçari do të daë para instrumentistëve, për t’i udhëhequr në interpretimin e operetës Die Fledermas, transmeton Telegrafi.

Për të përgatitur paraqitjen, ai i ka mbajtur mend të gjitha pjesët, ndërsa ka ushtruar me orkestrën për një kohë mjaftë të gjatë.

“Në fillim isha shumë nervoz, por më pas u mësova. Vetëm duhem të numëroj mirë tingujt”, ka thënë Smith lidhur me rastin.

Në anën tjetër, instrumentistët dhe organizatorët tjerë ndjehen shumë komodë, megjithëse dirigjenti është një fëmijë.

Me këtë rast, Smith thyen rekordin e mëparshëm që bartet nga një 14-vjeçar nga Venezuela.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *