Home / Kryesoret / Fëmija katërvjeçar po lufton për jetë, është sulmuar nga disa qenë

Fëmija katërvjeçar po lufton për jetë, është sulmuar nga disa qenë

Një fëmijë i moshës 4-vjeçare në gjendje kritike është dërguar mbrëmë në Qendrën Urgjente, transmeton Gazeta Express.

Nga policia informojnë se fëmija ka qenë i sulmuar nga disa qenë.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:30 kur fëmija ka dalë nga shtëpia dhe nëpërmjet fushës ka dashur të shkojë në shtëpinë fqinje.

Në atë moment ai është sulmuar nga qentë të cilët kanë ardhur nga stalla me dele në pronësi të 49-vjeçarit Sh.B i cili qentë nuk i ka pasur të lidhur.

Nga policia thonë se kanë kryer hetime dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër Sh.B do të ngrihet padi penale adekuate

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *