Home / Kryesoret / Fëmijët e çerdheve publike të Gostivarit në festë të dyfishtë, kremtuan patronatin dhe ardhjen e stinës së Pranverës

Fëmijët e çerdheve publike të Gostivarit në festë të dyfishtë, kremtuan patronatin dhe ardhjen e stinës së Pranverës

Me shfaqen e prezantuar nga fëmijët e Institutit Nacional Çerdhja për Fëmijë “Gëzimi fëmijëror”, me asistencë të edukatoreve dhe përkëdhelëseve, ky institucion shënoi patronatin dhe që përputhet me ditën e parë të Stinës së Pranverës.

Shfaqja u mbajt në kopshtin “Pranvera”, kurse të pranishëm krahas prindërve dhe stafit, ishte edhe delegacioni nga Komuna e Gostivarit që u kryesua nga sekretarja Ditmire Shehu dhe përgjegjësja e Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Nafije Zendeli – Ziberi.

Vjersha dedikuar çerdhes dhe stinës së pranverës, si dhe valle të shumta, shoqëruan programin e përgatitur nga nxënësit dhe stafi edukativ i tre çerdheve publike që funksionojnë në suaza të Institutit Nacional Çerdhja për Fëmijë “Gëzimi fëmijëror”, në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *