Home / Lajme / Rajon / Fëmijët shpërthejnë te varri i nënës: ‘Babai do na varrosë bashkë me ty’

Fëmijët shpërthejnë te varri i nënës: ‘Babai do na varrosë bashkë me ty’

Një shqiptar, 43-vjecar rrezikon katër vite burg në Itali, pasi gjykata fqinje e akuzon atë për dhunimin e gruas të sëmurë me tumor, edhe kur ishte me kimioterapi dhe dy fëmijëve të tyre.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e tani pret dënimin final nga gjykata u zbulua rastësisht, në një ditë kur dikush pa fëmijët që ulërinin për ndihmë, pasi kishin vizituar varrin e së ëmës.

Gjithçka ka ndodhur në Padova dhe u zbulua në tetor të 2015, kur shqiptari, baba dhe burrë i dhunshëm u vu në pranga.

Ka qenë një dëshmitar i rastit që ka parë një nga skenat e tmerrshme, kur dy fëmijët, motër e vëlla, pasi kishin qenë te varri i nënës në Toelo, merren me dhunë nga babi, futen në makinë e aty lëshojnë thirrje për ndihmë, raporton Panorama.

Në vend ndërhyjnë forcat e policisë dhe pas hetimeve të para babai arrestohet. Pas kësaj zbulohen edhe akuzat ndaj babait të dhunshëm dhe vitet e gjata të dhunës që nga 2009 që kishin përjetuar gruaja që vdiq e sëmurë dhe pas saj edhe fëmijët.

Gruaja ishte me tumor dhe ai e dhunonte edhe në kohën e trajtimit, madje si kanë dëshmuar fëmijët i ka thyer edhe një dru në kurriz. Gruaja vdiq në 2015 dhe burri ia nxirrte më pas inatin fëmijëve, duke i kërcënuar se “do ti varroste së bashku me mamanë e tyre”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *