Home / Lajme / Botë / Filloi evakuimi i kryengritësve nga Homs
A man waves a Syrian opposition flag as others cheer upon the arrival of a UN and Red Cross convoy escorting more than 125 fighters from the besieged rebel-held Syrian town of Zabadani at the Masnaa border crossing between Lebanon and Syria, December 28, 2015. REUTERS/Mohamed Azakir

Filloi evakuimi i kryengritësve nga Homs

Kryengritësit sirianë dhe familjet e tyre herët në mëngjes filluan ta braktisin bastionin e tyre të fundit Homs në pajtim me marrëveshjen me qeverinë për evakuim.

Dy autobusët e parë me kryengritës dhe familjet e tyre u nisën prej rajonit Al Vaer drejt rajoneve të tjera të cilat janë nën kontrollin e kryengritësve në pjesën veriore të Sirisë.

Guvernatori i Homsit, Talal Barazi deklaroi se sot do të evakuohen midis 400 dhe 500 luftëtarë me familjet e tyre.

Sipas marrëveshjes midis kryengritësve dhe Qeverisë siriane, mbi 12.000 persona në grupe do ta braktisin Homsin javëve të ardhshme, kumtoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *