Home / Kryesoret / Firma ”Transmet” e Sead Koçan ka fituar miliona euro nga shteti (Video)

Firma ”Transmet” e Sead Koçan ka fituar miliona euro nga shteti (Video)

Firma e ndërtimit ”Transmet” që është cak i hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) e dyshuar për përfitim prej 17 milionë euro, duke flasifikuar dokumente për të fituar tender, në pesë vitet e fundit ka arritur që nga shteti të fitojë 84.6 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas 24Vesti, kjo firmë ka kryer ndërtime infrastrukturore, sheshe, rrugë, kanalizime atmosferike dhe fekale, rrjete ujësjellësi, është angazhuar për rënimin e objekteve të ndërtuara pa leje, për transport mallrash, sanime digash dhe pastrim kanalesh.

Firma është themeluar në vitin 1992. Nga punët që i bën kjo kompani është edhe autostrada Kërçovë-Ohër, pasi që nënshkroi marrëveshje me kompaninë kineze ”Sinohidro” që e fitoi tenderin nga shteti./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *