Home / Kryesoret / Flet Ali Ahmeti: Qeveria të formohet sa më parë, “Ukraina nuk është larg” (Video)

Flet Ali Ahmeti: Qeveria të formohet sa më parë, “Ukraina nuk është larg” (Video)

Rrezik nga jashtë nuk ka, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë arsye për shpalljen eventuale të gjendjes së jashtëzakonshme, thotë për TV21 lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai sonte në mbrëmje në Reçicë takoi nënkryetarët e tij, për t’iu përcjellur porositë që mori dhe i dha, shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogerini. Ahmeti tha se ka kërkuar ndihmë nga Mogerini që vendi të dalë nga kriza. Të njëjtën gjë, siç shpjegoi Ahmeti, e ka kërkuar edhe Mogerini nga ai. Në deklaratën e tij dhënë televizionit 21, lideri i BDI-së tha se pret që Ivanov të tërheq vendimin që sipas tij “ka qenë i  ngutshëm” dhe t’i jepet mandati Zaevit për ta formuar qeverinë e re, përcjell Gazeta Express.

Ahmeti tha se e ka ditur se gjendja mund të përkeqësohet që nga koha kur thonte se “Ukraina nuk është larg”. Ai insiston se deklarata e përbashkët është përpiluar në Shkup, e jo në Tiranë. Sipas tij, është jo e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria. Ahmeti përsërit se kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë.

Sipas kryetarit të BDI-së, shqiptarët po mundohet që ta nxjerrin vendin nga kriza dhe se partitë maqedonase janë ato që shkaktojnë tensione./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *