Home / Kryesoret / Franca dekoron Teuta Arifin – (VIDEO)

Franca dekoron Teuta Arifin – (VIDEO)

Në hapësirat e rezidencës së ambasadorit francez Kristian Timonie, Kryetares së Komunës të Tetovës njëherit  Nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifit iu akordua titulli „Oficere e rendit nacional për merita”, titull ky që ndahet me dekret të presidentin të Republikës së Francës, për persona ushtarak ose civil, francez apo të huaj që kanë merita të posaçme për Republikën Franceze dhe vlerat universale që ajo promovon, transmeton Televizioni Koha.

Ambasadori Timonie në fjalën e tij theksoi se ky çmim i ndahet Arifit, si një frankofone e dëshmuar, si një grua e cila në të kaluarën por edhe sot, duke parakaluar të gjitha paragjykimet e një shoqërie dikur patriarkale po kontribon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe veçanërisht për kontributin e saj në avancimin e proceseve euro-integruese dhe promovimin e vlerave demokratike në vend.

Kjo dekoratë është e vendosur nga gjenerali De Gol në vitin 1963, dhe paraqet një nga mirënjohjet më prestigjioze franceze, transmeton Televizioni Koha.

Në mbrëmbjen e djeshme në rezidencën e Ambasadorit Francez, të pranishëm ishin edhe Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, ai i SHBA-ve Xhes Bejli, ambasadorja e shtetit Gjerman, si dhe shumë personalitete nga jeta akademike, politike dhe shoqërore.Ditw mw parw kwtw cmim e mori edhe kryeministri Shqiptar Edi Rama. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *