Home / Kryesoret / Francë, Edi Rama dekorohet Komandant i Legjionit të Nderit

Francë, Edi Rama dekorohet Komandant i Legjionit të Nderit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është dekoruar në Francë me titullin Komandant i Legjionit të Nderit.
 Pas këtij çmimi Rama ka thënë se është i prekur thellë nga nderimi që i ka bërë Presidenti i Francës. Ai ka thënë se këtë titull i’a kushton Shqipërisë, familjes së tij dhe gjithë bashkëpunëtoreve.

“I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit! Ky është një titull që i’a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit. Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur në gjithë këto vite përpjekjesh për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Faleminderit Francë”, shkroi Rama në Facebook.

Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Paris, qeveria shqiptare dhe ajo franceze kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në nivel strategjik.

Gjatë vizitës, palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë.

Në takimin e posaçëm me homologun francez Bernard Cazeneuve, kryeministri Edi Rama shprehu falenderimet e qeverisë shqiptare për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit europian të vendit tonë si dhe për vëmendjen e shtuar dhe dedikimin e Francës në mbarëvajtjen e proceseve dhe projekteve rajonale.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *