Home / Lajme / Maqedoni / FRODEM kërkon moratorium për Deklaratën shqiptare, kritikon ashpër VMRO-në dhe LSDM-në

FRODEM kërkon moratorium për Deklaratën shqiptare, kritikon ashpër VMRO-në dhe LSDM-në

Fronti Demokratik – FRODEM konsideron se përparimi i të drejtave etnike nuk mund të bëhet përmes ankandit partiak-koalicionist në kushte të pasioneve të zjarrta dhe propagandës së paskrupullt, përcjell Gazeta Express.

FRODEM vlerëson se me pengesat për formimin e qeverisë së re shkaktohen pasoja të rënda në aspekt të paqes dhe stabilitetit në vend. Ky grupim politik kërkon që kuvendi të vazhdojë me seancën konstruktive, të zgjedhin kryetarin e kuvendit, për t’u më pas të thirret seancë e re për zgjedhje të qeverisë.

FRODEM-i konsideron se edhe VMRO-DPMNE-ja edhe LSDM-ja kanë pranuar ose premtuar kërkesa, që sipas tyre, janë jashtë kornizave të Kushtetutës, prandaj FRODEM kërkon respektim të unitaritetit dhe rendit kushtetues.

FRODEM-i kërkon moratorium për Deklaratën politike shqiptare dhe debati për të të vazhdohet kur të krijohen kushte më të volitshme

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *