Home / Kryesoret / “Fronti Radikal Maqedonas” sulmon ministrin shqiptar

“Fronti Radikal Maqedonas” sulmon ministrin shqiptar

Fronti radikal maqedonas nëpërmjet rrjetit social Facebook ka sulmuar ministrin shqiptar të punëve të brendshme, Agim Nuhiu, transmeton FOL.

“Ne qytetarët e Maqedonisë dëshirojmë që të shprehim paknaqësinë tonë ndaj punës së ministrit të brendshëm Agim Nuhiu. Shovinizmi I tij nuk ka kufij. Kjo shihet në mbështetjen që I jep Zijadin Selës sipas të cilit s’do të ketë ardhmëri për maqedonasit në pjesën perëndimore të vendit. Përpos kësaj ai shfytëzon policinë për pretendime të mëdha shqiptare. Me urdhër të tijin në bulevarin 1 maj në Manastir pranë Shtëpisë së alfabetit të gjuhës shqipe po arrestohen madje edhe fëmijë. Kjo është e papranueshme, andaj kërkojmë me urgjencë që të mënjanohen shenjat e AND-së nga të arrestuarit e pafajshëm në SPB Manastir, në të kundërtën do të dalim nëpër rrugë për të kthyer drejtësinë në polici”, thuhet në reagimin e frontit radikal maqedonas në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *