Home / Lajme / Rajon / Gazeta e njohur britanike: Shqipëria, thesari i fshehur i Evropës!

Gazeta e njohur britanike: Shqipëria, thesari i fshehur i Evropës!

Gazeta e njohur britanike “The Weekly Observer”, në një artikull të botuar së fundmi ka reklamuar vendin tonë duke e quajtur atë “thesarin e fshehur të Evropës”.

Shumë prej jush mund të mos kenë dëgjuar për një shtet të vogël që gjendet në Evropën Juglindore, por nëse jeni gati të provoni ushqim të shijshëm dhe të shijoni rivierën e jashtëzakonshme, Shqipëria ka shumë për të ofruar!

Shteti i ish-komunist është reklamuar kohët e fundit në revista të ndryshme prestigjioze në mbarë botën dhe kjo për një arsye. Moti atje është i shkëlqyer, ushqimi kushton pak dhe bregdeti është i mahnitshëm.

Zgjidhni mënyrën si do të udhëtoni

Me aeroplan udhëtimi zgjat vetëm 1 orë nëse niseni nga kryeqyteti i Italisë, Roma, por në qoftë se doni një udhëtim më aventuresk, mund ta vizitoni Shqipërinë me makinë ose me traget.

Kostot?

Shqipëria ka shumë për të ofruar, kështu që nëse ju jeni me një buxhet të limituar dhe jeni në kërkim të argëtimit, mund ta realizoni këtë duke shpenzuar vetëm rreth  500 $për 10 ditë (duke përfshirë ushqimin, transportin dhe akomodimin).

Qytetet kryesore që duhen vizituar?

Tirana – Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë ka shumë për të ofruar për çdo lloj turisti.

Saranda – Ndodhet në Shqipërinë e Jugut dhe është e njohur për ujërat e saj të thellë blu të Detit Jon ofron ushqim të shkëlqyer.

Shkodra – Qyteti i biçikletave! Mos u largoni nga qyteti pa vizituar Kalanë e Rozafës./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *