Home / Lajme / Maqedoni / Gerovski: Ivanov nuk mund të gjykojë programin e ardhshëm të Qeverisë

Gerovski: Ivanov nuk mund të gjykojë programin e ardhshëm të Qeverisë

Disa gjëra janë të njohura, disa janë ende të panjohura, ndërsa ditëve në vijim do të zbulohen dhe disa gjëra në lidhje me “Platformën e Tiranës”. Çfarëdo që do ishte e dakorduar midis Gruevskit dhe Ahmetit, bisedimet dështuan dhe Gruevski nuk arriti të krijoj shumicë parlamentare. Çfarëdo që janë dakorduar Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti procesi nuk ka marrë fund dhe nuk është çështje për të cilën presidenti Ivanov është i autorizuar të ketë ndonjë qëndrim zyrtar dhe të vendos duke u bazuar në “Platformën e Tiranës”, vlerëson analisti poltik Branko Gerovski, transmeton Gazeta Express.

“Presidenti sipas nenit 90 të Kushtetutës është dashur që të mandatoi për formimin e qeverisë së re politikanin që ka siguruar shumicë parlamentare, ndërsa atë nuk e bëri herën e parë dhe pa vendosur asnjë kusht, duke i besuar fjalës së mandatarit të aty çasti Nikolla Gruevski. Pasi që ai nuk pati sukses është i obliguar në bazë të praktikës së deri tanishme ta mandaton partinë e rradhës, gjegjësisht koalicionin që ka shumicë parlamentare. Siç mund të shihet e gjithë bota demokratike NATO dhe BE kërkojnë nga Ivanov që të përmbushë detyrën e tij”, theksoi Gerovski në një debat televiziv në Nova Tv.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *