Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjatë fundjavës në Shkup 40 aksidente, janë lënduar 34 persona

Gjatë fundjavës në Shkup 40 aksidente, janë lënduar 34 persona

Dyzetë aksidente rrugore janë regjistruar gjatë tre ditëve të fundit në Shkup me ç’rast lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona, ndërsa 30 persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore.

Siç informon SPB Shkup, të premten janë regjistruar 17 aksidente rrugore, nga të cilat katër me lëndime të rënda trupore, në gjashtë më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa shtatë me pasojë të dëmit material.

Në tetë nga 11 aksidentet e regjistruara të shtunën, megjithatë, më lehtë janë lënduar 12 persona, ndërsa në tre aksidente është regjistruar vetëm dëm material.

Gjatë kontrollit në tre ditët e fundit policia e trafikut ka sanksionuar 90 shoferë të cilët e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, tetë janë përjashtuar nga trafiku për shkak se i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit, tetë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 58 shoferë ishin me skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit ose pa leje për qarkullim, ndërsa 84 për parkim të papërshtatshëm.

Janë sanksionuar edhe 52 këmbësorë, të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit si dhe shoferë të motoçikletave dhe mopedëve të cilët gjatë vozitjes nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse në kokë.

Në lidhje me automjetet e parkuara në mënyrë të papërshtatshme me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 79 automjete.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *