Home / Lajme / Rajon / Gjendet i gjallë fëmija 4 vjeçar, i humbur dje në fshatin Mramor (Foto)

Gjendet i gjallë fëmija 4 vjeçar, i humbur dje në fshatin Mramor (Foto)

Policia e Kosovës njoftoi se sot, rreth orës 10:20 është gjetur i gjallë fëmija Erion Gashi, i cili nga ora 17:00 e së mërkurës nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas policisë, fëmija i gjetur sot rreth orës 10:20 është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

“Ju njoftojmë se më 15.03.2017 rreth orës 19:00 kemi pranuar informacionin se në lagjen Suteskë të fshatit Mramor, një fëmijë i moshës 4 vjeçare (mashkull), ka dalë nga shtëpia e tij që nga ora 17:00 dhe nuk është kthyer më.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësite të shumta policore të mbështetura edhe nga njësiti K9, ekipet e FSK-së si dhe disa (rreth 100 persona) bashkëfshatarë,  kanë filluar kërkimet për gjetjen e personit.

Operacioni i për kërkimin e 4 vjeçarit,  i cili ka vazhduar edhe sot,  ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20, është gjetur i gjallë (në gjendje të mirë shëndetësore)”. /Telegrafi/

Foto: Arbresh.info

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *