Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet i vdekur 77 vjeçari nga Pallçishti – (VIDEO)

Gjendet i vdekur 77 vjeçari nga Pallçishti – (VIDEO)

Dje në mëngjes rreth orës 8, në një kanal mes dy arrive, në fshatin Pallçishti poshtëm, është gjetur i vdekur 77 vjeçari J.J nga ky fshat. Atë e kanë gjetur të afërmit, respektivisht nipat, të cilët rastin e kanë paraqitur në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion ku është konstatuar se në trupin e tij nuk ka patur gjurmë të dhunës. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrim,ndërsa një ditë më herët familjarët e kishin denoncuar të humbur ndërsa për një kohë të gjatë është ankuar për probleme shëndetësore. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *