Home / Lajme / Botë / Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen dhjetëra familje

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen dhjetëra familje

Dy shkolla dhe disa shtëpi janë evakuuar pasi një bombë e pa shpërthyer që i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore u gjet në veri të Londrës.

Një perimetër i gjerë sigurie u vendos në zonën përreth bombës, e cila u gjet pranë parkut Brondesbury, në Brent dhe do të qëndrojë në këtë gjendje të paktën deri të premten pasdite.

Më shumë se 50 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në qendra pranë kishave, ku shumë prej vullnetarëve të Kryqit të Kuq janë në gadishmëri për të ofruar mbështetjen e tyre.

Për çaktivizimin e bombës është kërkuar ndihma e ushtrisë, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Autoritetet siguruarn se po punojnë për të zgjidhur këtë situatë dhe falenderuan komunitetin për mirëkuptimin./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *