Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet pa shenja jete një person në Prilep

Gjendet pa shenja jete një person në Prilep

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në një banesë në Prilep, transmeton Gazeta Express.

Të enjten, rreth 13 orë në një stacion policor në Prilep, M.M. (53) ka kërkuar që banesën e tij të ndodhur në rrugën Goce Dellçev në Prilep, të cilën e kishte lëshuar me qira, ta hapte në prani të organeve policore. Me lejen e Prokurorit Publik zyrtarët policor e kanë hapur me dhunë derën, janë futur brenda, dhe kanë gjetur pa shenja jete personin me inicialet V.M. (65) nga fshati Mogillë i Prilepit.

Ai ka qenë i mbuluar me gjak në pjesën e sipërme të trupit.Nga ana e mjekëve të ndihmës së shpejtë kanë konstatuar se viktima ka plagë në krahëror dhe në shpinë.

Me urdhër të Prokurorit Publik,trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. Policia e Prilepit i ka marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *