Home / Kryesoret / Gjermanët dhe japonezët nuk janë të gatshëm për luftë, kosovarët të parët në Ballkan (FOTO)

Gjermanët dhe japonezët nuk janë të gatshëm për luftë, kosovarët të parët në Ballkan (FOTO)

Shtetet që ishin aktorët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht banorët e tanishëm të tyre, janë ata që më së paku do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, nëse vendi i tyre do të përfshihej në ndonjë luftë. Sa i përket vendeve të Ballkanit, thuhet se nga Kosova, 58 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një luftë që do të përfshinte vendin e tyre

Së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto të dhëna dalin nga një anketë e WIN/Gallup International, nga 62.000 të anketuar nga 64 vende.

Po sipas këtyre të dhënave, ata që më së shumti do të ishin më të gatshëm të luftonin për vendin e tyre janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve (61 për qind) treguan se ata do të jenë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, ndërsa 27 për qind nuk do të bënin një gjë të tillë.

Çfarë bie në sy në anketë, thuhet më tej, është fakti se shumica e femrave kanë shprehur gatishmërinë për luftë (52 për qind), dhe burrat 67 për qind.

Ndërkaq, shkruan Aljazeera, për nga mosha, më të përgatitur për luftë janë të rinjtë e moshës 18-34 vjet – 66 për qind e tyre.

Më paqësorë, japonezët dhe gjermanët
“Po”-në në përqindje më të lartë të banorëve e kanë rrethuar ata nga Maroku dhe Fixhi – 94 për qind e të anketuarve. Ata janë ndjekur nga Pakistani dhe Vietnami, ku 89 për qind e të anketuarve pohojnë se ata janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, qytetarët e vendeve që kanë qenë aktorët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, më së paku ata janë të gatshëm për luftë.

Japonezët thuhet se janë më pak të gatshëm për të marrë pjesë në luftën për vendin e tyre – 11 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë. Ata janë ndjekur nga holandezët, të cilët janë 15 për qind i gatshëm për të luftuar, dhe gjermanët, ku 18 për qind e të intervistuarve thanë “po”.

Gjithashtu bëhet e ditur se gati dy të tretat e rusëve (59 për qind) thanë se ata do të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në luftë, e tek amerikanët kjo shifër është disi më e ulët – 44 për qind. Në Kinë, 77 për qind e të anketuarve deklaruan veten të gatshëm për luftë.

Në mesin e vendeve të studimit janë përfshirë edhe Serbia, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova.

E të intervistuarit nga Kosova, 58 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një luftë që do të përfshinte vendin e tyre.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 55 për qind besojnë se janë të gatshëm për të marrë pjesë në luftë, në Serbi, 46 për qind, dhe në Maqedoni 38 për qind.

Anketa thuhet se ka përfshirë edhe të dhënat mbi përkatësinë fetare të të anketuarve.

Siç thuhet më tej, myslimanët e anketuar, 78 për qind janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, të ndjekur nga hindusët, nga të cilët 77 për qind kanë thënë “po”. Dy të tretat e budistëve (66 për qind) kanë shprehur gatishmërinë e tyre për luftë, ndërsa agnostikët dhe ateistët 57 për qind. Më shumë se gjysma (53 për qind) e të anketuarve ortodoksë janë gati për të shkuar në luftë për vendin e tyre. Dhe një përqindje e ngjashme e katolikëve romakë (52 për qind), protestantët (48 për qind), dhe të tjerët të krishterë me 55 për qind. Sa i përket çifutëve të anketuar, pothuajse gjysma e tyre (51 për qind) janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre.

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *