Home / Lajme / Rajon / Gjilani së shpejti me Qendër Tregtare super luksoze

Gjilani së shpejti me Qendër Tregtare super luksoze

Pas projekteve shumë të suksesshme “Bukuroshja e Qytetit” dhe kompleksit “ALBANICA”, “D&A Construction” sjell edhe një risi në qytetin e Gjilanit. Qendra tregtare “ALBANICA”, e cila do të përurohet së shpejti, do të hapë dyert për brende prestigjioze.

“D&A Construction”, kompani kjo që merret me ndërtim të lartë “Afarizëm -Banesor”, e njohur për ndërtime neoklasike, e themeluar në vitin 2012, për një periudhë 5 vjeçare ka ndërtuar disa objekte në qytetin e Gjilanit.

“D&A Construction” ka ndërtuar objektin afaristo-banesor “Bukuroshja e Qytetit” qe gjendet pranë ETC në Gjilan, si dhe kompleksi afaristo-banesor “ALBANICA” që gjendet në rrugën Maria Shllaku në Gjilan.

Kompleksi “ALBANICA” është i shtrirë në një sipërfaqe prej 3 hektar, e  ndarë në 18 llamella me 900 Banesa dhe 50 lokale që janë në ndërtim e sipër.

Po ashtu kompleksi “ALBANICA” posedon edhe një qendër tregtare me 40 lokale, e ndarë në tri etazha: bodrumi, përdhesa dhe kati 1.

Kjo qendër është emëruar Qendra Tregtare. “ALBANICA”.

Q.T. “ALBANICA” është një risi për qytetin e Gjilanit. Ajo është ndërtuar me standardet te larta, e gjithë dyshemeja është e shtruar me mermer, të instaluara janë dy shkallë lëvizëse dhe një lift vertikal, posedon sistemin të ajrimit, klimatizimit, ngrohjes, sistem të vëzhgimit, sistem kundër zjarrit, sistem të sigurimit, po ashtu posedon një parking nëntokësor dhe mbitokësor të mjaftueshëm.

“Tani në Q.T. ALBANICA kemi hapur ofertën për dhënien  me qira të lokaleve, besoj që është një mundësi e mirë për bizneset që të marrin pjesë në këtë ofertë. Është një risi në Gjilan, meqë qyteti e ka merituar një qendër tregtare të tillë. Ne deri tani kemi kontraktuar firma të njohura, si p.sh. FiveStar Fitness, MaxOptika, Adop’t, Proper, Princ Coffee Shop, Komodita Home etj. Ne synojmë që të sjellim më shumë brende të njohura në Q.T. “ALBANICA”, që të jenë prezent sa ma afër qytetarit të Gjilanit. Kështu që ftoj të gjitha bizneset që janë të interesuara, të na kontaktojnë për një mundësi bashkëpunimi”, tha Selami Gërbeshi, Drejtor “D&A Construction”.

Më poshtë i gjeni fotot nga kjo qendër madhështore

Artikull i sponsorizuar

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *