Home / Kryesoret / Gjorçev: Po dëshironi ta bëni Maqedoninë si Bosnja

Gjorçev: Po dëshironi ta bëni Maqedoninë si Bosnja

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka thënë gjatë seancës plenare për zgjedhjen e kreut të Parlamentit, se karakteri multietnik i Maqedonisë është i vetmi në Evropë.

“Shikoni vendet tjera dhe a do të mund të gjeni një vend si Maqedonia. Shiheni karakterin multietnik të Shkupit, një asnjë vend tjetër nuk mund ta gjeni”, tha ai. Gjorçev shtoi se LSDM-ja në 27 vite nuk ka hapur asnjë fabrikë dhe nuk i ka rritur pensionet.”Sepse kjo parti asnjëherë nuk ka hapur asnjë fabrikë, 70 me zero. Salla sportive 90 me zero. Asnjëherë nuk kanë rritur pensione, e kështu me radhë. Për kapacitetin multietnik flet edhe ajo se e vetmja komunë rome është në Shkup, kemi rom ministër dhe model të bashkëjetesa që funksionon. Maqedonia nuk dëshiron ta përsëris disfunksionalitetin e Bosnjë Hercegovinës, këtë duan t’ia imponojnë Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Gjorçev.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *