Home / Lajme / Botë / Gjykata evropiane lejoi ndalesë për mbajtjen e shamive në vendin e punës

Gjykata evropiane lejoi ndalesë për mbajtjen e shamive në vendin e punës

Gjykata e Bashkimit Evropian e shpalli sot vendimin me të cilin arsyetohet ndalesa e vendosur nga ana e disa kompanive private për mbajtjen e shamive në kokë.

Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, rregulli i brendshëm në kompanitë, me të cilin ndalohet mbajtja në mënyrë të dukshme e çfarëdo simboli politik, filozofik ose religjioz, nuk paraqet diskriminim të drejtpërdrejtë.

Gjykata vendosi se dëshira e punëdhënësve që të tregohen si neutral para klientëve, si nga sektori publik, ashtu edhe nga ai privat është qëllim legjitim, veçanërisht kur preken vetëm punëtorët të cilët kanë kontakte me klientët.

Për gjykatën e BE-së, ky synimin është shprehje e lirisë së iniciativës ekonomike.

Paraprakisht në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë u parashtrua ankesë për dy raste të grave, të punësuara në Belgjikë dhe Francë, të cilat janë pushuar nga puna sepse kanë refuzuar ta heqin shaminë.

Këto janë rastet e para të tilla para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *