Home / Lajme / Botë / Gjykata kushtetuese e këtij vendi, shkarkon presidenten (FOTO)

Gjykata kushtetuese e këtij vendi, shkarkon presidenten (FOTO)

Gjykata Kushtetuese e Koresë Jugore formalisht ka shkarkuar nga detyra presidenten Park Geun-hye, pasi ajo u përfshi në një skandal korruptiv, që e ka zhytur vendin në trazira.

Vendimi unanim i Gjykatës do të thotë se ajo mund të përballet me akuza kriminale.

Ky vendim bën që 65-vjeçarja të bëhet liderja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të largohet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit.

Koreja e Jugut duhet të organizojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh për të zgjedhur pasardhësin e Park.

Park vazhdimisht ka kërkuar falje për skandalin por ka mohuar se ka kryer ndonjë krim.

 

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *