Home / Kryesoret / Global Researcher: Amerika synon ‘Shqipërinë e Madhe’ përmes Maqedonisë

Global Researcher: Amerika synon ‘Shqipërinë e Madhe’ përmes Maqedonisë

Në një analizë të publikuar në Global Researcher, një qendër për hulumtime mbi globalizimin thuhet se ka një plan amerikan për Maqedoninë dhe për të mbajtur Serbinë ulur, ndërkaq Rusinë jashtë Ballkanit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në analizën e përgaditur nga studiuesi i çështjeve të Ballkanin dhe të marrëdhënieve ruso-amerikane, Marcus Papadopoulos, thuhet se Amerika mbanë qëndrim ndryshe nga kancelari i dikurshëm gjerman, Otto von Bismarck, i cili nuk kishte mendime të mira për popujt e Ballkanit, duke i quajtur si popuj grindavec.

Sipas tij, ndihma e SHBA-ve në rënimin e Jugosllavisë krijoi shtete klienteliste, si edhe tentoi të mbajë larg Ballkanit, Rusinë. Papadopoulos thotë se Rusia i është kthyer rëndësisë gjeostrategjike të Ballkanit dhe ka filluar që të kapitalizojë ndjenjat pro-ruse në Serbi, Mal të Zi, Republikën Serbe dhe në Maqedoni, duke vlerësuar këtë të fundit si vendin ku Amerika synon të jetë prezente, të mbajë ulur Serbinë dhe të largojë Rusinë nga Ballkani.

Ai thotë se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Maqedonisë kanë përparuar vazhdimisht në vitet e fundit, ndërkaq konsideron se Maqedonia është një vend fragjil për shkak të një pjese të gjërë të popullsisë shqiptare prezente në këtë vend.

Më tej, Papadopoulos konsideron se me patronazhin amerikan, tashmë ka filluar të merr formë ”Shqipëria e Madhe” dhe se përmes saj synohet ruajtja e dominimit amerikan në Ballkan.

Analisti Papadopoulos shkon aq larg sa që shqiptarët i quan secesionistë, pra popull që synon shkëputjen nga Maqedonia për të formuar një ‘Shqipëri të madhe’. Analizën e plotë e gjeni në këtë vegëz.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *