Home / Lajme / Rajon / Godet mjekun e Urgjencës brenda spitalit, arrestohet 32-vjeçari

Godet mjekun e Urgjencës brenda spitalit, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku roje në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik të këtij qyteti.

Në pranga ka rënë Andrea Vogli, banues në Cërrik. Policia thotë se “i riu dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës mjekun roje të Urgjencës në Spitalin Kirurgjik Elbasan, A.H 39 vjeç, banues në Elbasan”.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Urgjencës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *