Home / Kryesoret / Godet ZAEV: Gruevski dëshiron trazira gjatë ikjes

Godet ZAEV: Gruevski dëshiron trazira gjatë ikjes

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për gazetën kroate Veçerni List thotë së Maqedonia do të shkojë përpara dhe se do të formohet së shpejti edhe qeveria e re reformuese.

“Pres që të hënën Kuvendi të ketë edhe kryetarin, i cili do ta lajmërojë Ivanovin se është formuar shumicë parlamentare dhe se ai duhet që menjëherë të më mandatojë mua për formimin e qeverisë. Unë nuk do të shfrytëzoj afatin prej 20 ditësh, por shumë më shpejtë do të dal me përbërjen e qeversë së re. Maqedonia për një kohë të shpejtë do të ketë qeveri të re”, thotë lideri i LSDM-së Zoran Zaev për të përditshmen kroate Veçerni List.

Në pyetjen se a është arritur marrëveshje në mes partive politike që ai të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, lideri i LSDM-së thotë se ai do ta formojë qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë, pasi ai ka besimin e 67 deputetëve, të cilët paraqesin 700.000 vota të qytetarëve të Maqedonisë të cilët nëpërmjet zgjedhjeve kredibile votuan më 11 dhjetor të vitit të kaluar, dhe se askush nuk ka të drejtë që të shkel mbi vullnetin e shumicës së qytetarëve, kjo duhet patjetër të respektohet, kjo është porosia e faktorit ndërkombëtarë dhe opinionit vendor.

Zaev thotë se tashmë është e qartë jo vetëm opinionin ndërkombëtar, por edhe për përkrahësit e VMRO-DPMNE-së se bllokada e proceseve demokratike nga ana e presidentit Ivanov dhe nga ana e vet VMRO-DPMNE-së duke nxitur urrejtje ndëretnike dhe dhunë, është përpjekja e fundit e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së për të ikur nga përgjegjësia për krimet që kanë bërë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *